THELLOHET SKANDALI/ Të dhënat sensitive të 700 mijë shqiptarëve përfundojnë në ‘DARK WEB’
Rrjedhja e të dhënave personale të më shumë se 700 mijë shqiptarëve ka përfunduar në tregun e zi ilegal të dark web-it. Dikush ka përfituar databazën e të dhënave personale të shqiptarëve dhe e ka publikuar në një forum hakerash në dark web.
Individi, në statusin e tij bën me dije se në këtë rrjedhje të dhënash përfshihen numrat e kartave të ID, numrat e telefonit, emrat, pagesat e disa muajve të më shumë se 700 mijë shqiptarëve dhe të huajve që punojnë në Shqipëri.
Ndërkohë që të dhënat sensitive të mijëra shqiptarëve (që tashmë gjenerohen edhe në dark web) po publikohen vend e pa vend, askush nga përgjegjësit e këtyre të dhënave nuk ka dhënë dorëheqjen. Edhe pse prokuroria ka sekuestruar serverat e AKSHI-t, Drejtorisë së Tatimeve dhe Insitutit të Sigurimeve, personi përgjegjës për publikimin e të dhënave konfidenciale të mijëra shqiptarëve nuk është gjendur ende.