XhildinhOz
2 min readDec 24, 2021

THELLOHET SKANDALI/ Të dhënat sensitive të 700 mijë shqiptarëve përfundojnë në ‘DARK WEB’

Rrjedhja e të dhënave personale të më shumë se 700 mijë shqiptarëve ka përfunduar në tregun e zi ilegal të dark web-it. Dikush ka përfituar databazën e të dhënave personale të shqiptarëve dhe e ka publikuar në një forum hakerash në dark web.

Publikimi i rrjedhjes së të dhënave të shqiptarëve në një forum hakerash në DarkWeb

Individi, në statusin e tij bën me dije se në këtë rrjedhje të dhënash përfshihen numrat e kartave të ID, numrat e telefonit, emrat, pagesat e disa muajve të më shumë se 700 mijë shqiptarëve dhe të huajve që punojnë në Shqipëri.

Databaza që individi pretendon se gjendet në linkun e publikuar

Ndërkohë që të dhënat sensitive të mijëra shqiptarëve (që tashmë gjenerohen edhe në dark web) po publikohen vend e pa vend, askush nga përgjegjësit e këtyre të dhënave nuk ka dhënë dorëheqjen. Edhe pse prokuroria ka sekuestruar serverat e AKSHI-t, Drejtorisë së Tatimeve dhe Insitutit të Sigurimeve, personi përgjegjës për publikimin e të dhënave konfidenciale të mijëra shqiptarëve nuk është gjendur ende.

XhildinhOz

Freelancer writer in Albania. Writes about politics & history. Focus on Balkan geopolitics & protest movements.