Skandali në Maqedoninë e Veriut/ Libri i Gjeografisë i paraqet shqiptarët e Iliridës me prejardhje rome dhe turke

XhildinhOz
2 min readFeb 8, 2021

--

Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë një komb-shtetformues dhe përllogariten më shumë se 40% e popullësisë. Ata luajnë një rol kyç në vendimmarrjen për zhvillimin e politikave dhe ligjeve në qeverisjen e vendit. Por për sllavo-maqedonasit, kjo ka qënë e papranueshme dhe me të gjitha mënyrat ata e kanë luftuar ndër vite ‘faktorin shqiptar’ në vend.

Shqiptarët e Iliridës janë ndeshur dhe ndeshen me diskriminimin dhe abuzimin në RMV, vetëm se janë shqiptarë. Faktorët asimilues kanë ndikuar ndjeshëm tek ta dhe të deklarohesh maqedonas ose turk është më e hijshme se të deklarohesh shqiptar, kjo për shkak edhe të të drejtave sociale, si dhe përfitimeve financiare.

Së fundmi, përçmimi dhe abuzimi me prejardhjen e shqiptarëve është duke u shkruar edhe nëpër librat shkollorë në RMV. Faqja e njohur në Facebook “Arbërorët e Maqedonisë” ka shpërdarë një status teksa thekson se “libri i Gjeografisë së Republikës së Maqedonisë për vitin e 2-të në gjimnaz i paraqet shqiptarët e Iliridës me prejardhjen nga cerkezët, romët dhe turqit.”

Ndër të tjera në këtë libër shkollor thuhet edhe se “shqiptarët e Iliridës kanë qënë maqedonas por në kohën e pushtimin osman janë bërë shqiptar. “

POSTIMI I PLOTË

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar”

Faqja 99: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
Në faqen 104: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.
Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore.

--

--

XhildinhOz

Freelancer writer in Albania. Writes about politics & history. Focus on Balkan geopolitics & protest movements.