Fredi Beleri, streha e fundit e irredentizmit grek në Himarë

XhildinhOz
2 min readAug 15, 2023

--

Nga Xhildinho Ozuni

“Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizmin", kështu e nisi fjalimin e tij kryebashkiaku i Selanikut, Kostantinos Zervas, në protestën e mbajtur dje në Himarë, në mbështetje të Fredi Belerit, i kapur në flagrancë për shitblerje votash 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit. Deklarata irredentiste e kryebashkiakut të Selanikut Kostantinos Zerva, me gjasë pasardhës i Napolon Zervës, antishqiptarit të tërbuar që masakroi qindra shqiptarë çamë në Çamëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një indicie që protesta për lirimin e Fredi Belerit do shërbente më shumë, për të nxjerrë nga goja helmin e prishur të shekullit të kaluar, duke klithur përrallat me "Vorio-Epir" sesa për t’u marrë me personazhin e arrestuar Fredi Beleri.

Një figurë kontraverse me prirje antishqiptare si Fredi Beleri, që helmon marrëdhëniet shqiptaro-greke, i arrestuar nga autoritetet shqiptare për dhunimin e simboleve kombëtare, djegien e flamurit shqiptar, nxitjen e trazirave ndëretnike në Himarë, si dhe pjesmarrës 'de facto' në 'Masakrën e Peshkëpisë', ku u vranë 2 ushtarakë shqiptarë dhe u plagosën 3 ushtarë të tjerë nga sulmi terrorist i organizatës terroriste greke "MAVI" nuk duhej të kandidonte në një proces zgjedhor në Shqipëri, për arsyet e lartpërmenduara.

Greqia, dëshpërimisht kërkon lirimin e tij, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë, në një kohë kur hartimin e reformës në drejtësi e ka mbështetur dhe përgëzuar, duke e quajtur si frytdhënëse dhe jetike për Shqipërinë, në rrugën drejt integrimit Europian. Por çfarë e bën shtetin grek të kërkojë lirimin e tij, duke kërcënuar me 'veto' Shqipërinë është pasja e një faktori të rëndësishëm në Himarë, që mund ta përdorin si të duan, qoftë për kosum politik a qoftë për nacionalizëm. Për Greqinë, Fredi Beleri është streha e fundit e irredentizmit grek në Himarë.

--

--

XhildinhOz

Freelancer writer in Albania. Writes about politics & history. Focus on Balkan geopolitics & protest movements.